Brenda spitalit Covid-4, mjekët tregojnë ç’ndodh nëse gjendja e pacientëve përkeqësohet

Mos i humb

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, mëngjesin e sotëm e ka nisur duke postuar në rrjetet sociale një video ku tregohen pamjet e brendshme të spitalit Covid-4 i cili u hap pak ditë më parë dhe ka pritur pacientët e parë, të cilët janë drejt shërimit

 “Pacientët të cilët janë janë të destinuar për Covid4 janë kryesisht pacientë që vijnë nga spitali Covid1 dhe Covid3. Pacientë të cilët janë në kushte më të përmirësuara nga ana klinike, por që kërkojnë një periudhë akoma monitorimi dhe ndjekjeje për proçesin e tyre të rehabilitimit. Aktualisht stafi mjekësor i përbërë nga mjekët, infermierët, laborantët, farmacistët është gati. Është një ekip më së miri i trajnuar me eksperiencë dhe nga dy spitalet e tjera Covid1 dhe Covid2, plus staf shtesë”, tha Dr. Esmeralda Meta në videon e publikuar nga Manastirliu.

“Të gjitha dhomat janë të pajisura me oksigjen dhe monitor për të monitoruar ecurinë e pacientit. Nëse do kemi raste të përkeqësimit të situatës së pacientit nga ana klinike kemi dhe shërbimin e reanimacionit që ofron shërbim t specializuar”, tha një tjetër mjeke.

“Dëshmitë e mjekëve dhe infermierëve të spitalit #COVID4, të cilët tashmë kanë nisur të trajtojnë pacientët e parë në këtë strukturë të re, janë motivim dhe shpresë se betejat e vështira në muajt që na presin do t’i përballojmë me përkushtimin, profesionalizmin dhe forcën e ekipeve tona mjekësore, të palodhur në vijën e parë të luftës me armikun e padukshëm dhe bashkëpunimin e të githë qytetarëve”, shkruan vetë ministrja.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FOgertaManastirliu%2Fvideos%2F142870040553382%2F&show_text=false&width=560
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit