Vaksina anti-Covid mbërrin pranë Shqipërisë, qeveria greke jep lajmin: Do të përdoret te qytetarët para Vitit të Ri

Mos i humb

Vaksina kundër koronavirusit mund të mbërrijë shumë pranë Shqipërisë para vitit të ri. Qeveria grek jep lajmin e mirë se vaksina do të jetë në dispozicion të qytetarëve brenda pak javësh.

Zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas tha në një intervistë për Mega Tv, se programi për vaksinimin pritet të përfundojë në fund të qershorit të vitit të ardhshëm, raporton Ekathimerini.

Ai tha gjithashtu se qeveria do të nisë një fushatë mbarëkombëtare për të luftuar keqkuptimet në lidhje me vaksinën. Numri i rasteve të reja të koronavirusit në Greqi u rrit përsëri të martën me 2,199 infeksione të raportuara nga 1,044 të hënën. 111 pacientë të tjerë me Covid-19 vdiqën duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,517.

Petsas tha se një bllokim mbarëkombëtar për të ndaluar përhapjen e virusit do të duhet të shtrihet përtej 7 Dhjetorit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit