Breshëri automatiku brenda një lokali, plagosen dy persona (DETAJET)

Mos i humb

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar brenda ambjenteve të një lokali në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve është 23-vjeç dhe mësohet se kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 të pasdites. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar dhe arrestuar autorin që qëlloi me kallashnikov. Të shtënat me armë kanë shkaktuar panik dhe frikë te personat e tjerë që ndodheshin në lokal.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit