BREXIT/ Britania kërkon marrëveshje me BE-në

Mos i humb

Kryeministrja britanike Tereza Mej tha se dëshiron të arrijë një marrëveshje ambicioze me BE-në për Breksit. Kurse ministri i Jashtëm Boris Xhonson porositi që Mbretëria e Bashkuar të mos bëhet shtet vasal i Unionit. Ndërsa një sondazh i fundit tregon se britanikët nuk duan të largohen nga BE.

Tereza Mej ka nisur një ofensivë mediatike në gazetat që janë afër partisë konservatore, “Telegraph dhe Express”, duke konfirmuar se qeveria e saj nuk do të ndalet në Breksit dhe se do të arrijë një “marrëveshje ambicioze” me Brukselin. Ndërhyrja e kryeministres vjen pas disfatës së hidhur në Dhomën e Përfaqësuesve për amendamentin e ligjit për tërheqjen, ligjin kuadër mbi divorcin nga BE, pas një rebelimi të 12 deputetëve konservatorë. Gjithashtu partia e Mej, javën e ardhshme rrezikon një “kryengritje” të re kundër përfshirjes në tekstin ligjor të datës së lamtumirës nga Unioni, e caktuar me 29 mars 2019. Por kryeministrja britanike mbështetet në suksesin e arritur në Bruksel me kalimin në fazën dy të negociatave dhe thekson se “pesimistët ishin gabim” dhe se tani nuk ka kufi për “ambicien dhe kreativitetin” e Londrës për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me BE.

Ministri I jashtëm anglez, Boris Xhonson nënvizon se Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të shndërrohet në një shtet vasal i Unionit në rast të një akordi për Breksit. “Ajo që na duhet është diçka e re dhe ambicioze, që na lejon që të kemi një tregti pa detyrime dhe pengesa, por që na jep gjithashtu lirinë themelore për të vendosur kuadrin rregullator dhe për të bërë gjërat në mënyrë origjinale”, tha zyrtari I qeverisë Mej.

Ndërkohë, qytetarët britanike duket se duan të bëjnë një hap mbrapsht për Breksit. 51% e tyre kundërshtojnë largimin nga BE, ndërsa 41 dëshirojnë divorcin. Distanca prej 10 pikësh është më e larta e regjistruar ndonjëherë pas referendumit të qershorit të 2016. Shifrat kanë dalë nga një sondazh I gazetës britanike “The Independet”./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit