Britani, 3 muaj burgim pasi vodhi maska nga një spital

Mos i humb

Një person në kryeqytetin britanik Londër është dënuar me tre muaj burgim pasi vodhi maska kirurgjike nga një spital.

Policia e Londrës tha në një njoftim se bëhet fjalë për një 34-vjeçar me inicialet L.H, i cili të dielën vodhi tri maska kirurgjikale nga spitali i King’s College në kryeqytetin britanik.

Personi është kapur nga pjesëtarët e sigurisë pas denoncimit nga ana e personelit që ka dëshmuar rastin, ndërsa më pas është arrestuar nga policia.

Të martën ai është transferuar në gjykatë, ku është dënuar me tre muaj burgim.

Personeli shëndetësor në Britani është duke përjetuar mungesë të pajisjeve për ta luftuar pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).

Sëmundja deri më tani ka shkaktuar vdekjen e 6.159 personave në Britani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit