Britani e Madhe, Parlamenti fillon debatin për projektligjin e Brexit-it

Mos i humb

Qeveria e kryeministrit konservator Boris Johnson paraqiti sot për deputetët britanikëligjin kryesor, që kërkon të zyrtarizojë Brexit-in deri në fund të këtij muaji.

Sekretari i Brexit-it, Steve Barclay prezantoi projektligjin për Marrëveshjen e Tërheqjes nga BE, për shqyrtim të detajuar nga dhoma kryesore e zgjedhur e parlamentit, ajo e Komuneve.

“Ky projektligj zbaton marrëveshjen e tërheqjes të negociuar nga kryeministri”, deklaroi Barclay.

“Përmbush vullnetin e popullit britanik dhe do t’i lërë vendin të ardhmes tonë të shndritshme jashtë Bashkimit Europian,” shtoi ai.

Deputetët mbështetën projektligjin muajin e kaluar pasi konservatorët e Johnsonit fituan një shumicë parlamentare prej 80 votash në zgjedhjet e parakohshme.

Nesër, pas tre ditësh debati, pritet një tjetër votim.

Johnson ka deklaruar se dëshiron të ndërtojë një qeveri të popullit, duke përmbushur përparësitë e tij dhe duke i dhënë lamtumirën përçarjes, pasigurisë dhe mllefit që e ka penguar këtë vend për shumë kohë./ATSH

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit