Britani, opozita kërkon “mosbesim” ndaj Johnson-it dhe referendum kundër Brexit-it

Mos i humb

Opozita britanike, Partia Laburiste, ka kërkuar të shtyjë Brexit-in duke bërë thirrje për mosbesim në parlament ndaj qeverisë së Boris Johnson, ndërsa shprehet e bindur se nga ky veprim vendi do të dilte triumfuese.

Në një letër drejtuar liderëve të partisë dhe politikanëve më në zë, i pari i Laburistëve, Jeremy Corbyn tha se “një qeveri e përkohshme dhe strikte” do të shtynte largimin e Britanisë nga BE-ja me 31 tetor dhe do të shpallte zgjedhje të reja të përgjithshme.

Por Corbyn, një veteran socialist, është një figurë mjaft ndarëse në parlament, prandaj ka pak gjasa që të marrë mbështetje për planet e tij. Partia e tij po bie në vlerësimet e sondazheve, pavarësisht pakënaqësive edhe ndaj konservatorëve.

Teksa kryeministri Johnson ka premtuar të realizojë “divorcin” deri më 31 tetor, me apo pa marrëveshje, ekziston rreziku që ligjvënësit ta kundërshtojnë një dalje pa marrëveshje, situatë kjo që do ta rrëzonte sërish qeverinë.

Corbyn tha se do të vazhdojë avokimin për një referendum të dytë lidhur me Brexit-in, përfshirë këtu opsionin nëse vendi duhet të qëndroj ende në bllok apo jo, tri vite pasi votoi të largohej. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit