Media amerikane: autopsia e Epstein, thyerje e eshtrave të qafës

Mos i humb

Një autopsi në trupin e Jeffrey Epstein tregoi se ai “pësoi disa fraktura në kockat e qafës”, sipas Washington Post në një raport të lëshuar të mërkurën.

Personat e njohur me raportin e autopsisë i thanë Washington Post se një nga kockat e qafës që ishte thyer ishte e vendosur afër “mollës së Adamit”.

66-vjeçari Epstein u gjet i vdekur në një qeli burg në New York të shtunën. Ai ishte i vendosur vetëm në një qeli të veçantë.

Menaxheri multi-milioner i fondeve për kufizimin e rrezikut ka qenë në burg që nga fillimi i muajit të kaluar, dhe aktakuza pretendon se ai ka operuar një zinxhir trafikimi nga viti 2002 deri në vitin 2005.

Ai mendohet se ka paguar vajza të reja deri 14 vjeçe për favore seksuale.

Dy rojet e burgut që e ruanin natën e vetëvrasjes së tij nuk e vizituan për tre orë. Tani për tani nuk dihet se çfarë po bënin rojet e burgut në atë kohë ose ku ishin, pasi të burgosurit të vendosur në qeli të veçantë duhet të vizitohen çdo gjysmë ore. /tesheshi. com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit