Britani, qeveria do të propozojë zgjedhje më 12 dhjetor

Mos i humb

Qeveria konservatore në Britani do të sjellë një mocion në Dhomën e Ulët të parlamentit javën e ardhshme për të votuar për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme më 12 dhjetor, njoftoi kryeministri Boris Johnson.

Mocioni do të dorëzohet në parlament të hënën, tha Johnson.

“Mënyra për ta realizuar Brexit-in është të jemi të arsyeshëm me parlamentin dhe të thuhet nëse vërtet dëshirojnë më shumë kohë. Ata mund ta kenë atë, por duhet të bien dakord për zgjedhje të përgjithshme më 12 dhjetor”, tha Johnson për Sky News.

Sipas ligjeve të Britanisë, mocioni për zgjedhje të parakohshme duhet të miratohet nga dy të tretat e parlamentit në mënyrë që të kalojë.

Johnson edhe më herët solli një mocion të ngjashëm, por ligjvënësit i kundërshtuan zgjedhjet pa u arritur fillimisht shtyrje e Brexit-it dhe pa u mënjanuar mundësia e një Brexit-i pa marrëveshje më 31 tetor, datën e caktuar për largimin e vendit nga Bashkimi Evropian (BE).

Javën e kaluar, kryeministri nuk arriti të siguronte mbështetje të mjaftueshme për marrëveshjen e tij të rishikuar të Brexit-it dhe në këtë mënyrë u detyrua të kërojë shtyrje nga BE-ja në përputhje me legjislacionin e njohur si Akti Benn.

BE-ja ende nuk i është përgjigjur kërkesës për shtyrje të Brexit-it.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit