Një avion i Marinës Mbretërore Hawk T1 u rrëzua në Cornwall, në jugperëndim të Anglisë në mëngjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Shërbimet e urgjencës aktualisht janë në zonën St. Martins të Helston pas raporteve për rrëzimin e një avioni”, thuhet në deklaratën nga Devon dhe Policia e Corwall.
“Nga publiku kërkojmë të shmang zonën ndërsa shërbimet përgjegjëse janë në vendin e ngjarjes”, shtoi ai.
“Të dy pjesëtarët e ekuipazhit u katapultuan nga avioni Hawk të Skuadronit Ajror Detar 736, bazuar në RNAS Culdrose dhe askush nuk e ka humbur jetën”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.
Më parë, mediat lokale raportuan se avioni që u rrëzua ishte i Forcave Ajrore Mbretërore Hawk T1, por më vonë zyrtarët konfirmuan se ishte një avion i marinës.
Ministria gjithashtu tha se hetimet rreth rrëzimit do të nisin në kohën e duhur.
Policia në një deklaratë në Twitter tha se: “Dy persona janë trajtuar nga ambulanca në vendngjarje dhe tani do të dërgohen në spital”.
“Lëndimet e tyre aktualisht nuk mendohet të jenë kërcënuese për jetën e tyre”, thuhet më tej.


