Britania e Madhe reagon për vrasjen e protestuesve palestinezë

Mos i humb

Departamenti Britanik i Jashtëm është shprehur se ndjen shqetësim të thellë për vdekjet e shkaktuara nga gjuajtjet me armë zjarri të ushtarëve izraelitë.

Në një deklaratë pas pyetjes së gazetarit të AA-së, departamenti në fjalë ka theksuar se “Ndjejmë shqetësim të thellë për rritjen e dhunës në tokat e Palestinës nën pushtim dhe si pasojë të kësaj për vdekjen dhe plagosjen e një numri të madh të palestinezëve”.

Duke iu bërë thirrje të gjithë palëve ndërkombëtare që të respektojnë detyrimet që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare, në deklaratë thuhet se “Ftojmë izraelitët që të rivlerësojnë përdorimin e municionit të vërtetë, si dhe udhëheqjen palestineze që t’i vazhdojnë thirrjet për protesta pa dhunë”.

Së fundmi në Palestinë 15 vjeçari Azzam Hilal Uveyda kishte rënë dëshmor pasi u plagos në kokë si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri të ushtarëve izraelitë.

Mijëra palestinezë në kufirin e Gazës protestojnë në mënyrë paqësore dhe njëkohësisht shënojnë Ditën e Tokës për të kujtuar 30 marsin e vitit 1976, kur Izraeli konfiskoi prej tyre mijëra hektarë tokë.

Deri më tani, 49 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 6.000 të tjerë janë plagosur në protesta. Është planifikuar që protestat të vazhdojnë deri në mes të majit.

Dita e Tokës në Palestinë shënohet që nga viti 1976 dhe kjo është në një mënyrë simbol i rezistencës së palestinezëve për të marrë tokën e tyre, dhe gjithashtu të theksojnë përgjegjësinë e komunitetit ndërkombëtar për të mbrojtur të drejtat e popullit palestinez, krijimin e një shteti të pavarur palestinez dhe kthimin e refugjatëve palestinezë në vend./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit