Britania i bën thirrje botës: Mos i ktheni shpinën dhimbjeve të qytetarëve të Arakanit

Mos i humb

Britania i bëri botës thirrjen “Mos i ktheni shpinën dhimbjeve të qytetarëve të Arakanit”, duke theksuar se do të kryhet një ndihmë prej 47,5 milionë sterlina për qytetarët e Arakanit që janë strehuar në Bangladesh pasi braktisën territoret e tyre për shkak të politikave të dhunës nga qeveria e Mianmarit. 

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme britanike, thuhet se në qytetin Cox’s Bazar të Bangladeshit jetojnë nën kushte të vështira pa mundësi arsimi dhe pune 860 mijë qytetarë të Arakanit.

Pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe fatkeqësitë natyrore e përkeqësojnë edhe më shumë situatën e refugjatëve në rajon, tërhiqet vëmendja në deklaratë. Gjithashtu theksohet se Bangladeshit do t‘i bëhet një ndihmë prej 47,5 milionë sterlina për përmirësimin e situatën së refugjatëve të Arakanit, ndaj të cilëve do të sigurohen mbështetje ushqimore, shëndetësore, furnizim me ujë si dhe mbështetje psikologjike dhe shërbime rehabilitimi.

Në deklaratë përmenden edhe deklaratat e sekretarit të Jashtëm britanik, Dominic Raab, i cili ka tërhequr vëmendjen se refugjatët e Arakanit në Cox’s Bazar përballen me vështirësi “të mëdha të paimagjinueshme” dhe se shumica e këtyre njerëzve janë viktima të dhunës.

Raab ka deklaruar se kanë marrë vendimet e nevojshme sanksionuese ndaj atyre që zbatojnë dhunë ndaj qytetarëve të Arakanit dhe se paketa e ndihmës ekonomike që kanë përgatitur do të lehtësojë jetën e refugjatëve në kamp dhe do të ndihmojë Bangladeshin të luftojë me COVID-19 dhe fatkeqësitë natyrore.

“Sot i bëj thirrje botës që të mos distancohen nga vuajtjet e qytetarëve të Arakanit si dhe të marrin masat e nevojshme që ata të rikthehen në mënyrë të sigurt në shtëpitë që kanë braktisur për shkak të dhunës”, tha Raab.

“Popullata më e persekutuar në botë”

Refugjatët e Arakanit të cilët nga Kombet e Bashkuara (OKB) cilësohen si “Popullata më e persekutuar në botë” përballen me sulmet të cilat rriten gjithmonë e më shumë.

Sipas Organizatës Amnesty International, pas vitit 2012 mbi 750 mijë refugjatë të Arakanit shumica e të cilëve fëmijë dhe gra, mbetën të detyruar të largohen nga Mianmari.

Ndërkohë pas valës së re të sulmeve në vitin 2017 numri i refugjatëve të strehuar në Bangladesh tejkaloi 1,2 milionë.

Sipas raportit të agjencisë ndërkombëtare të zhvillimit Ontario (OIDA), që nga 25 gushti 2017 e deri tani nga forcat shtetërore të Mianmarit janë vrarë rreth 24 mijë muslimanë të Arakanit. Gjithashtu mbi 34 mijë muslimanë janë hedhur në zjarr dhe mbi 114 të tjerë janë përballur me dhunën fizike.

Teksa 18 mijë gra dhe të reja të Arakanit janë përdhunuar nga ushtarët dhe policët e Mianmarit, theksohet se po ashtu janë djegur mbi 115 mijë shtëpi dhe se 113 mijë të tjera janë shkatërruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit