Britania përsërit mbështetjen për marrëveshjen bërthamore të Iranit

Mos i humb

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, ka deklaruar se prezantimi i fundit i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tregon nevojën e zbatimit të një marrëveshjeje mbi aftësinë bërthamore të Iranit.

Johnson tha se prezantimi i kryeministrit izraelit mbi hulumtimet e kaluara të Iranit në teknologjinë e armëve bërthamore “thekson rëndësinë e mbajtjes së detyrimeve të marrëveshjes bërthamore të Iranit në ambiciet bërthamore të Teheranit”.

Duke theksuar se marrëveshja me Iranin “nuk bazohet në besimin mbi qëllimet e Iranit”, por “në verifikimin e rreptë”, Johnson tha se marrëveshja përfshinte “masa që lejojnë inspektorët nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike të ketë qasje të pashembullt në programin bërthamor të Iranit”.

Netanyahu pretendoi se shërbimet e inteligjencës izraelite kishin siguruar 55 mijë faqe të dokumenteve iraniane, duke zbuluar se si Teherani gjoja gënjeu botën pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të rëndësishme në vitin 2015 për të frenuar programin e tij bërthamor.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, ka hedhur poshtë pretendimet e Izraelit për programin bërthamor si “të pabazë”. “Fakti që Irani zhvilloi hulumtime të ndjeshme në fshehtësi deri në vitin 2003 tregon pse ne kemi nevojë për inspektimet ndërhyrëse të lejuara nga marrëveshja bërthamore e Iranit sot”, tha Johnson.

Duke theksuar se dispozitat e verifikimit në marrëveshjen bërthamore të Iranit do ta bënin më të vështirë për Iranin që të rifillonte çdo hulumtim të tillë, Johnson tha se, “Kjo është një arsye tjetër e mirë për të mbajtur marrëveshjen përderisa po ndërtojmë mbi të në mënyrë që të marrim parasysh shqetësimet e ligjshme të SHBA-ve dhe aleatëve tanë të tjerë”.

Deklarata e sekretarit të jashtëm britanik pasoi pas marrëveshjes nga Britania, Franca dhe Gjermania, ku thuhet se zbatimi i marrëveshjes bërthamore me Iranin është “mënyra më e mirë” për ndalimin e Teheranit nga zhvillimi i armëve bërthamore.

Sipas një deklaratë, pas telefonatave të kryeministres Theresa May me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, tre liderët “diskutuan rëndësinë e marrëveshjes bërthamore të Iranit si mënyrë më të mirë për të neutralizuar kërcënimin e një Irani të armatosur me armë bërthamore, duke rënë dakord se përparësia e tyre si një komunitet ndërkombëtar mbeti pengesë për Iranin të zhvillonte një armë bërthamore”.

Deklarata e fundjavës tha se udhëheqësit poashtu ishin “të përkushtuar që të vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku dhe me SHBA-të në atë sesi të trajtojnë sfidat që Irani parashtron, duke përfshirë ato çështje që një marrëveshje e re mund t’i mbulojë”.

Në korrik të vitit 2015, BE dhe vendet e grupit P5+1 (Kina, Gjermania, Franca, Rusia, Britania dhe SHBA) nënshkruan Planin e Përbashkët të Veprimit (JCPOA), e njohur poashtu si marrëveshja për programin bërthamore të Iranit me Teheranin.

Marrëveshja përcaktoi një heqje graduale të sanksioneve anti-iraniane në këmbim të Teheranit për të frenuar programin e tij bërthamor dhe për të lejuar inspektimet për të siguruar që natyra e programit të jetë paqësore.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pritet të njoftojë një vendim më 12 maj nëse SHBA-të do të largohen nga marrëveshja për programin bërthamor./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit