Katari ofron ndihmë 5 milionë dollarë për të mbështetur rindërtimin e Gazës

Mos i humb

Katari do të financojë 3 projekte me vlerë 5 milionë dollarë për mbështetjen e rindërtimit të Gazës nën bllokadën izraelite.

Muhammed al-Emadi, ambasadori i Katarit në Gaza dhe kryetari i Komitetit të Rindërtimit të Gazës në Katar, nënshkroi një kontratë për 3 projekte me vlerë 5 milionë dollarë për t’u financuar nga vendi i tij.

Imadi ka dhënë informacione rreth projekteve gjatë një ceremonisë së nënshkrimit të zhvilluar në Gaza. Ai pasi ka bërë të ditur se në Gaza do të ndërtohet Qendra e Kujdesit Ditor, Hamed bin Xhasim, ka theksuar se në qendrën e cila do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 4 mijë metër katrorë do të ofrohet trajtimi i pacientëve që kanë kaluar paralizë cerebrale.

Ndër të tjera Imadi ka shtuar se në qytetin Zehra do të ndërtohet kompleksi i pallatit të drejtësisë, do të riparohet shkolla e emërtuar Emel dhe gjithashtu do të pajiset me pajisjet dhe mjetet e nevojshme për laborator dhe punime shkencore.

Komiteti i Rindërtimit të Gazës në Katar, pas sulmeve të fundit izraelite në vitin 2014, kryen projekte të ndryshme ndihmash dhe zhvillimi, veçanërisht në rindërtimin dhe zhvillimin e qendrave shëndetësore të rajonit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit