Ministri turk i Mbrojtjes, Nurettin Canikli, në Bruksel ka takuar homologun e tij amerikan, James Mattis.
Takimi i mbajtur në selinë e NATO-s ka zgjatur 50 minuta.
Detaje më të hollësishme mbi takimin nuk u njoftuan.
Canikli dhe Mattis mbërritën në Bruksel për të marrë pjesë në takimet e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.
Më herët, Canikli u takua edhe me homologun e tij francez, Florence Parly./Rtv islam/


