Bruksel, gjendet një bombë nga Lufta e Dytë Botërore

Mos i humb

 

 

 Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, gjatë punimeve për ndërtimin në aeroport është gjetur një bombë nga Lufta e Dytë Botërore.

Në një deklaratë me shkrim nga Aeroporti i Brukselit thuhet se bomba është neutralizuar nga njësia për neutralizimin e mjeteve shpërthyese pranë ushtrisë së Belgjikës, DOVO.

Më tej thuhet se procesi i neutralizimit të bombës është kryer pa patur ndonjë ndikim në trafikun ajror apo tek pasagjerët.

Ekipi për neutralizim ka formuar një rreth të sigurisë dhe gjatë këtij procesi janë pezulluar përkohësisht punimet e ndërtimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit