Bruksel, tubim në mbështetje të operacionit “Dega e Ullirit”

Mos i humb

Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, u organizua tubimi për “Unitet, Bashkim dhe Vëllazërim” me qëllim të mbështetjes së operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin që zhvillohet nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK).
Tubimi i organizuar me pjesëmarrjen e mijëra personave në afërsi të sheshit “Schuman” nisi me qëndrim në heshtje dhe me intonimin e himnit kombëtar turk.

Pjesëmarrësit e tubimit, ku u lexua Kur’ani Kerimi për dëshmorët e rënë në duar mbanin flamuj të Turqisë dhe degë të ullirit.

Pjesëmarrësit të cilët mbanin edhe flamuj të shteteve të ndryshme brohoritën sloganë dhe bënë tekbir duke thënë se “Dëshmorët nuk vdesin, atdheu nuk copëtohet”.

Ndërsa në njoftimin e lexuar gjatë tubimit u tha se Turqia mbikëqyr integritetin territorial të Sirisë dhe se TSK-ja tregon përpjekje maksimale që civilët të mos merren në objektiv gjatë operacionit.

Erhan Şahin i cili ka marrë pjesë në tubim tha se “Ne jemi këtu për të shprehur mbështetje për shtetin tonë pa marrë parasysh partitë politike. Ne i dimë lojërat që luhen mbi atdheun tonë. Por, shoh që atdheu ynë është në duart e sigurta. Në botë nuk ka një popull tjetër që është i gatshëm me 80 milionë për martirizëm”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit