Bulevardi i ri, hapet pas pak ditësh segmenti tjetër

Mos i humb

Për pak ditë hapet segmenti tjetër i Bulevardit të ri në kryeqytet dhe këto janë pamjet e fundit që vijnë.

Punimet po vijojnë edhe gjatë fundjavave për përfundimin në kohë të këtij segmenti që do ta bëjë Bulevardin e Ri më të aksesueshëm për banorët dhe makinat, pasi lidh disa rrugë kryesore në kryeqytet.

Projekti do të përfundojë me një shesh të ngjashëm me sheshin “Nënë Tereza”, me një elips, shkallaret, kolonat dhe një hapësirë të madhe për aktivitete publike.

Ky investim do e transformojë të gjithë këtë zonë prej gjendjes së saj aktuale, si një hapësirë e lënë në harresë, në arterien kryesore të zhvillimit të qytetit për vitet në vijim, ku janë parashikuar që të vendosen edhe mjaft përfaqësi diplomatike apo kompani të njohura ndërkombëtare. Gjithashtu, projekti i gjelbërimit të Bulevardit të Ri parashikon mbjelljen e 1100 pemëve me 18 lloje të ndryshme, të cilat çelin në stinë të ndryshme./Top Channel/

Artikulli i mëparshëm
Artikulli i rradhës
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit