Bullgaria pengoi mbi 160 000 emigrantë të paligjshëm të hynin në vend

Mos i humb

Mbi 160 000 emigrantë të paligjshëm u penguan të hyjnë në Bullgari në vitin 2022, tha ministri i Brendshëm bullgar, Ivan Demerdzhiev duke iu përgjigjur një pyetjeje në parlament.

Ai shtoi se ”ndërsa në vitin 2015-2016, me shumë më pak tentativa për të hyrë në vend, mbi 20 000 emigrantë kaluan në territorin bullgar, në vitin 2022, vit me shumë herë më shumë tentativa, në vend kanë kaluar afro 14 000”.

Ministri siguroi se në muajt në vijim rezultatet e luftës kundër migracionit të paligjshëm do të vazhdonin të përmirësoheshin.

”Ministria e Brendshme bullgare po përgatit një aksion në shkallë të gjerë kundër trafikimit të emigrantëve në bashkëpunim me Turqinë”, shpjegoi Demerdzhiev.

“Trafikantët operojnë kryesisht nga territori turk dhe flukset e parave që i shërbejnë këtij aktiviteti të paligjshëm janë të përqendruara atje”, tha Demerdzhiev.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit