Burri ekzekuton gruan në Elbasan, arrestohet nga policia

Mos i humb

Një grua ka mbetur e vrarë me armë zjarri në afërsi të gjykatës në Elbasan.Mësohet se të shtënat janë ndjerë pranë gjykatës ku Koç Buzo ka qëlluar në drejtim të gruas së tij duke e lënë të vdekur në vend. 68 vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital, por mjekët kanë konstatuar se ishte pajetë.

Godet krimi në familje në Elbasan. Një grua është qëlluar me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, me të cilit ishte në proces divorci. Autori arrestohet menjëherë nga policia.

Të shtënat në Elbasan, e plagosur rëndë një grua, arrestohet autori

Detaje të reja nga të shtënat me armë në Elbasan.

Mësohet se është qëlluar drejt një gruaje e cila është në gjendje të rëndë. E plagosura është dërguar në spital, ndërsa autori është arrestuar menjëherë pas ngjarjes. Paraprakisht mësohet se ajo është qëlluar nga i shoqi, pasi të dy ishin në proces divorci.

Nuk ka qetësi! Të shtëna me armë pranë Gjykatës së Elbasanit, qellohet drejt një personi

Të shtëna me armë janë regjistruar këtë të enjtë ne Elbasan. Nga të dhënat paraprake është qëlluar me armë zjarri drejt një personi.

Ngjarja ka ndodhur te Gjykata e Elbasanit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit