Kroacia i dhuron Kosovës 10 mijë vaksina anti-Covid

Mos i humb

Ministri i Jashtëm Kroat, Gordan Grlić Radman gjatë vizitës në Kosovë dhe takimin me homologen Donika Gërvalla, ka thënë se Kroacia do ta ndihmojë Kosovën me 10 mijë vaksina anti-Covid.

Ministri kroat ka thënë se kjo vizitë do t’i shërbejë përmirësimit të marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

“Kroacia dhe Kosova siç tha edhe ministrja janë vende tradicionalisht mike që kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme mes vete.

Sot kam nder që me stafin tim të jem këtu në Kosovë.

Kjo vizitë do të shërbejë për intensifikimin e marrëdhënieve.

Nuk duhet të harrojmë faktin se pikërisht Kroacia ishte një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe për këtë jemi shumë krenarë.

Kam informuar ministren për vendimin e Kroacisë për dhurimin e 10 mijë vaksinave për luftimin e pandemisë.

E di që kjo do të jetë e rëndësishme për jetën e qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ndër të tjera ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit