Bushati: Europa, më shumë e fokusuar te vetja

Mos i humb

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati kthehet në Universitetin ku ka studiuar, pas 18 vjetësh.

Ministri Ditmir Bushati ndodhet në Holandë për një vizitë zyrtare të cilën e ka nisur me një seminar në Universitetin e Leiden-it “Europa Institute”, me një diskutim mbi temën “Siguria e zgjerimit, perspektiva e vendeve të Evropës juglindore”.

Në fjalën e tij, Ministri Bushati theksoi se “Europa e sotme është larg nga Evropa e viteve kur unë studioja në Holandë, kur perspektiva e një Europe të pandarë dukej më afër dhe më frymëzuese për të dyja palët, si ata që vijnë nga Europa juglindore, dhe ata që jetonin brenda BE-së”. Sipas tij, Europa është fokusuar më shumë në veten e saj dhe është më pak e hapur për të huajt./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit