Bushati: Të bashkohemi me 6 mars, shmangni indiferentizmin

Mos i humb

Kandidati i PD për bashkinë Shkodër Xhemal Bushati zhvilloi një takim në një fasoneri në Shkodër duke u njohur nga afër me problematikat e këtij biznesi.

Kandidati Bushati u njoh me problemet e punonjësve të cilët shqetësim kryesor kanë emigrimin e fëmijëve të tyre.

Ai tha se kryefjalë e tij është ndryshimi i situatës qoftë për biznesin por edhe për qytetarët.

“Në Shkodër ka akoma shembuj suksesi. Biznesi has cdo ditë vështirësi dhe nuk është aspak e lehtë.

Kryefjala është Ndryshimi.

Dhe kjo na bashkon. Kam një mision në këtë sfidë tonën, t’ia kthejmë vendim-marrjen qytetarit.

Bashkia e së nesërmes do te jetë përkrahësja më e madhe e biznesit.

Me një Bashki për qytetarët, Shkodra do të ecë përpara”, u shpreh kandidati Bushati.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit