Byrek me Petë të Pjekura dhe Lëng Mishi – Receta Speciale

Mos i humb

Një recetë shumë e shijshme dhe krejt e lehtë njëkohësisht.

Përgatitet në çdo kohë e shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me gatime të ndryshme, sallata të ndryshme të stinës, supa të ndryshme, turshi të përgatitura në shtëpi por edhe me kos të freskët dhallë.

Përgatitja e këtij byreku me petë të pjekura dhe me lëng mishi ka një shije tërësisht fantastike dhe plotë.

Petat e pjekura lyhen me lëng mishi dhe marrin një shije të veçantë dhe të butë njëkohësisht.

Udhëzimet
Për përgatitjen e lëngut të mishit mund të përdorni llojin e mishit që preferoni më shumë, mund të përdorni mish pule, mish viçi apo mishra të tjerë.

Kalojeni mishin në tenxhere dhe mbulojeni me ujë e kripë dhe pak vaj ulliri nëse mishi nuk ka shumë yndyrë dhe lëreni të ziejë derisa mishi të ziejë dhe lëngu i mishit të jetë pak i trashur dhe i plotë.

Më pas, largojeni mishin në një enë tjetër dhe me të përgatisni supë apo gjellra të ndryshme të shijshme.

Përgatitja e Brumit
Për brumin ju duhen: 500 gr miell, 250 ml ujë, 10 gr kripë, një lugë kafeje jo e mbushur plot me sodë buke.

Si fillim, hidhni në një tas të madh miellin.

Pasi bëjmë një gropë në mesin e miellit hedhim kripën, sodën dhe i përzjejmë me dorë ndërsa nisim të shtojmë ujë të vakët derisa brumi të krijohet në një masë të butë dhe të përshtatshme për t’u hapur në formën e petës.

Brumin e përftuar e mbulojmë me një pecetë të pastër dhe e lëmë përreth gjysmë ore që të fryhet.

Nëse preferoni mund të përdorni edhe peta të gatshme. (i gjeni në markete)

Më pas ndani brumin në kuleçë një e nga një duke i spërkatur me pak niseshte.

Kur petët të jenë hapur sa duhet, piqini mbi pllakën e sobës dhe kujdesuni që dy petë t’i lini të papjekura.

Temperatura duhet të jetë mesatare në mënyrë që petët të mos digjen.

Përgatitja
Në fund të tepsisë vendosni një petë të papjekur.

Spërkateni me masën e lëngut të mishit dhe mbulojeni me një petë tjetër të pjekur.

Spërkatini të gjitha petët një e nga një me masën e lëngut të mishit, petët do zbuten dhe do marrin shijen e lëngut të mishit. Vijoni kështu me petët e pjekura deri sa tepsia të jetë mbushur e gjitha.

Në fund, mbulojeni byrekun me petën e papjekur.

Lyejeni me gjalpë dhe pak qumuesht dhe futeni në furrë të parangrohur të piqet në 180 gradë.

Lëreni byrekun të piqet për rreth 30-40 minuta.

Pas pjekjes hiqeni nga furra, qyejeni sërish me pak qumësht që të zbutet, priteni në copa dhe servireni.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit