Kuzhina ofron mënyra ndjellëse të shijes me kombinime fantastike që ndezin oreksin e mirë në tryezë.
Në këtë recetë, AgroWeb sjell mënyrën e përgatitjes së byrekut të shtëpisë duke kombinuar si mbushje preshin dhe spinaqin.
Është një kombinim perfekt i cili padyshim do t’ju përfshijë tërësisht me shijen fantastike që ka.
PËRBËRËSIT
- 500 gr miell ,
- 500 gr spinaq,
- 1 presh,
- vaj ulliri
PËRGATITJA
Bëjmë brumin me ujë të vakët, kripë dhe 2 lugë vaj, e lemë të pushojë. Më pas lajmë spinaqin dhe preshin, i grijmë, skuqim preshin me vaj ulliri, më pas hedhim spinaqin, kripë.
I hedhim pak ujë dhe i lemë të ziejn sa të shterojë uji, hedhim 2 lugë gjelle me miell, e trazojmë sa të trashet e të mpikset.
E lemë gjellën të ftohet. Më pas hapim petët, unë i hapa nga 3 petë të lyera me niseshte, vendosim gjysmat e petëve, hedhim gjellën.
Vendosim petët e mbetura, i hedhim vaj dhe e pjekim për 30 minuta në 200 gradë. Pasi e heqim e mbulojmë me peshqir kuzhine të zbutet dhe e servirim.