Byroja e Kuvendit përjashton deputetët e opozitës

Mos i humb

Byroja e Kuvendit ka vendosur përjashtimin për 10 ditë nga punimet e Kuvendit për deputetët e opozitës.

Pasi u dëgjuan të gjithë në seancën me dyer të mbyllura, Monika Kryemadhi, Endrit Braimllari, të LSI-së dhe Ervin Salianji, Endri Hasa, Flamur Noka dhe Bardh Spahia të PD-së, nuk do të jenë për 10 ditë.

Ndërsa Kejdi Mehmeti dhe deputeti i PS-së Bujar Çela janë përjashtuar për nga pesë ditë secili. Deputeti Çela ka kërkuar vetë përjashtimin, pas përfshirjes në incident me deputeten e LSI-së, Mehmetaj.

Byroja vendosi që përjashtimi të nisë më 15 janar me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Mw herët, mbledhja është shoqëruar me debate të forta, pasi opozita ka kërkuar që të bëhet në praninë e medias. Por kërkesa e tyre është hedhur poshtë nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Znj. Kryemadhi u ka kujtuar anëtarëve të Byrosë betimin që bën deputeti kur nis mandatin:

“Jam në përputhje të plotë. Betohem me nder se do të kryejë ndërgjegjen detyrën si deputet i popullit në Kuvend, do përfaqësoj denjësisht popullin, do ti bindem Kushtetutës dhe ligjeve, do të mbroj liritë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj e do të mbrojë të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të punojë me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e atdheut, dhe mirëqënien e popullit tim. Përparimi i Atdhetut dhe mirëqënia e popullit tim nuk është droga dhe krimi i organizuar”, është shprehur para Byrosë zonja Kryemadhi./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit