Caka: Tmerri i fitores së Euglen Mustafallarit ka mbërthyer edhe Çuçin

Mos i humb

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka theksoi sot se, po ushtrohet presion mbi banorët e Skraparit.

“Tmerri i fitores së Euglen Mustafallarit në bashkinë e Skraparit ka mbërthyer edhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili ka zbarkuar me një tufë njerëzish të panjohur në Skrapar, të cilët prezantohen si punonjës të Ministrisë së Brendshme dhe përpiqen të ushtrojnë presion mbi banorët”, tha Caka.

Në një deklaratë për mediet, ajo u shpreh se, “kërcënimeve të kryetarit në ikje, i cili i vuri kyçin bashkisë që më 8 maj, i janë shtuar edhe kalecët e Bledit, të cilët kanë marrë urdhër për të shpërndarë panik tek qytetarët”.

Madje, vijoi Caka, ministri i Brendshëm i jep urdhër edhe punonjësve të policisë, që të mos ndalojnë asnjë nga makinat e veshura gjithandej me xhama të zinj, edhe pse ky fakt ndalohet me ligj.

Gjithashtu tha ajo, Autoriteti i Kontrollit Ushqimor, zbarkon 2 herë, brenda 15 ditëve, në të njëjtat biznese, që i përkasin mbështetësve të opozitës, vetëm për të krijuar frikë dhe panik tek qytetarët.

“Një thirrje për banorët e Skraparit: më 14 Maj është mundësia juaj për të bërë diçka të mirë për qytetin dhe veten dhe kjo realizohet vetëm duke dalë në votime dhe duke votuar për atë që realisht ka një vizion për zhvillimin e qytetit”, deklaroi Caka.

“Më 14 Maj, të gjithë duhet t’i drejtohemi qendrave të votimit dhe të zgjedhim Euglen Mustafallarin, djalin e palodhur të qytetit, i cili do rikthejë në Skrapar kulturën e punës, shërbimeve dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve”, tha Caka.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit