
Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës u bëri thirrje politikanëve në Beograd dhe Prishtinë që të mos mendojnë për ndryshimin e kufijve.
Kjo, pasi, sipas kësaj partie, një zgjidhje e tillë shkakton një ndikim domino jo vetëm në rajon, por edhe në botë.
“Ne jemi të bindur se çdo shkëmbim i territorit dhe ndryshimit të kufirit nuk mund të ndodhë pa tragjedi të reja, zhvendosje dhe spastrim etnik”, tha kryetari i Lidhjes Social Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak./Kosova Post/


