Cani: Ndoshta nuk thirrem për Inceneratorët, s’më suprizon asgjë!

Mos i humb

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani u ndal për mediat, ku pohoi se ishte thirrur në SPAK për një çështje për të cilën gjykoi se nuk mund të jepte detaje për shkak të sekreteve hetimore.

Ai tha se nuk është thirrur ende nga SPAK që të jepte dëshmi për çështjen e inceneratorëve, ndërsa shtoi se pret që të jepet drejtësi.

A ju kanë thirrur për çështjen inceneratorëve…
Jo. Shkresa ka dalë, është publikuar.

Nënshkruaj të gjitha letrat…

Nuk ka rëndësi që çfarë them unë, kur është e shkruar.

Se çfarë kam shkruajtur, e lexuat shumë mirë. Me gojë s’kam ça përsëris.

Pyesni SPAK kur ka ndërmend të më thërrasë dhe a do më thërrasë.

Në jetën time kam kaluar kaq shumë, sa që nuk më suprizon asgjë.

Jam i gatshëm që të paraqitem për të treguar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Pres drejtësi. ligj, drejtësi rregull.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit