Canikli: Bëjmë gjithçka për çrrënjosjen e plotë të terroristëve

Mos i humb

 

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Nurettin Canikli tha se operacionet e trupave turke në veri të Irakut, nga fillimi i vitit kanë neutralizuar mbi 500 terroristë, dhe se vendi i tij është duke bërë çdo gjë të nevojshme për çrrënjosjen e tërësishme të terroristëve.

Pas takimi të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, i cili u mbajt dje në Bruksel, Canikli iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Ai theksoi se kishte mundësi për të realizuar një takim të veçantë me Sekretarin amerikan të Shtetit, James Mattis, gjatë të cilit u bisedua për marrëveshjen ndërmjet Turqisë dhe SHBA-ve lidhur me udhërrëfyesin për qytetin sirian Munbixh.

“Ne diskutuam një sërë temash. Sidomos kur është fjala për udhërrëfyesin e Munbixhit. Ishte kjo një bisedë gjithëpërfshirëse, ​​konstruktive dhe pozitive”, tha Canikli, duke shtuar se në takim është potencuar se nuk do të ketë kurrfarë vonesash, kur është fjala për realizimin e udhërrëfyesit për Munbixhin.

Canikli tha se Turqia vazhdon luftën e saj të vendosur kundër terrorizmit dhe operacionet që përdorin sistemet dhe armatim të prodhimit vendor.

“Në operacionet që nga fillimi i vitit, në veri të Irakut janë neutralizuar më shumë se 500 terroristë. Në mënyrë për të çrrënjosur terroristët plotësisht ne po bëjmë gjithçka që është e nevojshme dhe do të vazhdojë deri në fund”, ka thënë Canikli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit