Cara: Humbja në Durrës u ndikua nga shumë faktorë

Mos i humb

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara reagoi pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit.

Në një postim në rrjete sociale, Cara falënderoi ata që morën pjesë në votime.

“Mirënjohës ndaj çdo bashkëqytetari që më mbështeti përgjatë këtij rrugëtimi, duke më votëbesuar në këto zgjedhje. Falënderues ndaj çdo demokrati, opozitari, mbështetësi, që u bënë pjesë e procesit të votimit dhe numërimit, duke tejkaluar vështirësitë dhe duke qenë aty, për t’i dhënë vlerë çdo vote”, u shpreh Cara.

Ai komentoi edhe rezultatin duke e cilësuar të ndikuar nga shumë faktorë, ndërsa theksoi se rezultati tregoi se vullneti i qytetarëve mund të kushtëzohet, të kontrollohet dhe të tjetërsohet, në emër të zhvillimit, për të përqendruar pushtetin në një dorë të vetme, që shpërdoron dhe grabit ditën për diell, pasuritë kombëtare dhe fondet publike.

“Durrësi mbetet familja jonë e madhe, që na bën bashkë, ku unë do të vazhdoj, si çdo ditë, të shikoj miqtë, kolegët, qytetarët në sy, duke u shtrënguar duart, sepse lidhja me këtë qytet dhe ndershmëria, për mua mbeten zgjedhje pa kompromis”, shkruan Cara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit