Çavuşoğlu bisedë me homologun e tij pakistanez për situatën e fundit në Afganistan

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka zhvilluar një bisedë me ministrin e Jashtëm pakistanez, Shah Mahmoud Qureshi për situatën e fundit në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme, Çavuşoğlu në bisedën telefonike me homologun pakistanez Qureshi diskutoi mbi situatën e fundit në Afganistan dhe i shprehu atij falënderimet për mbështetjen që ka dhënë për shtetasit turq që kanë kërkuar të kthehen nga Afganistani në Turqi.

Po ashtu mësohet se Çavuşoğlu ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe me Gamini Lakshman Peiris, të cilin e ka uruar dhe përgëzuar për emërimin në detyrën e re të ministrit të Jashtëm në Sri Lanka.

Procesi i dominimit të talebanëve në vend

Në kuadër të marrëveshjes së paqes të arritur në shkurt 2020 mes SHBA-së dhe talebanëve, këtë vit filloi procesi i tërheqjes së forcave ndërkombëtare nga Afganistani.

Teksa marrëveshja parashikon që forcat e huaja të mos sulmohen, ajo nuk parashikon ndonjë dispozitë në lidhje me veprimet e talebanëve ndaj forcave afgane të sigurisë.

Talebanët të cilët vazhdojnë negociatat në Doha me qeverinë afgane, me sulme të ashpra të ndërmarra në mënyrë të njëkohshme që nga qershori dominuan me shpejtësi shumë rajone dhe qendra provinciale në Afganistan.

Duke rrethuar kryeqytetin Kabul, talebanët morën kontrollin e qytetit pa luftë pasi presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi më 15 gusht.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit