Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka zhvilluar bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Palestinës, Riyad el-Maliki.
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, ministri Çavuşoğlu zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij palestinez Maliki.
Si pasojë e ndërhyrjes me plumba të vërtetë të ushtarëve izraelitë në protestat e mbajtura dje në Ditën e Tokës në kufirin e Rripit të Gazës që ndodhet nën rrethimin e Izraelit, të paktën 15 palestinezë ranë dëshmorë ndërsa rreth 1.400 u plagosën.