Çavusoglu do të vizitojë New Yorkun për votimin në OKB lidhur me Kudsin

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, do të vizitojë New Yorkun për votimin në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (AP-OKB) të enjten, njoftuan burimet diplomatike.

Anëtarët e OKB-së do të mblidhen të enjten për një votim mbi vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për t’i vënë veto rezolutës së Këshillit të Sigurimit (KS) të OKB-së kundër vendimit të Presidentit Donald Trump mbi Kudsin, thanë burimet.

Çavusoglu, i cili aktualisht gjendet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, për takimin e pestë trepalësh të ministrave të Jashtëm të Turqisë, Azerbajxhanit dhe Iranit, pritet të takohet me ministrin e Jashtëm palestinez Rijad al-Malki të mërkurën mbrëma në Stamboll dhe të mbajë një konferencë për media më pas, para se të niset për në New York së bashku me al-Malkin.

Ai gjithashtu do të zhvillojë negociata në mbështetje të Palestinës para votimit.

Ky hap vjen dy javë pasi Washingtoni njoftoi vendimin për të njohur qytetin e shenjtë Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe për të filluar procesin e zhvendosjes së ambasadës së saj në këtë qytet nga Tel Avivi, qytet ku të gjitha kombet e tjera kanë objektet kryesore diplomatike.

SHBA-të vënë veto ndaj një rezolute të KS-OKB-së që parashihte të refuzonte ngritjen e objekteve diplomatike në qytetin e Kudsit, duke kundërshtuar pjesën tjetër të këshillit.

Katërmbëdhjetë anëtarë të Këshillit votuan në favor të rezolutës së prezantuar nga Egjipti, e cila do të kërkonte që Trump të ndryshonte kursin për vendimin e tij. SHBA-të ishin të vetmet që votuan kundër.

Statusi i Kudsit është konsideruar prej kohësh çështje e statusit përfundimtar që duhet të përcaktohet nga negociatat izraelito-palestineze për paqen, kurse vendimi i Trumpit shihet gjerësisht si nënçmim i këtij botëkuptimi të gjatë. Kudsi Lindor, të cilin palestinezët kërkojnë ta bëjnë kryeqytet të shtetit të tyre, është nën pushtimin izraelit që nga viti 1967./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit