Prokurori heq dorë nga dëshmia e Kadri Veselit për Albin Kurtin

Mos i humb

Prokurori Vesel Gashi ka hequr dorë nga dëgjimi i Kadri Veselit në cilësinë e dëshmitarit në procesin gjyqësor ndaj Albin Kurtit.

Albin Kurti Sot në Gjykatë, S`dihet a Do Dëshmojë Kadri Veseli > VV Paralajmëron Protesta Nëse Nuk Lirohen Aktivistët dhe Deputetët, Visar Ymeri dhe 3 Vitet e tij në Krye të VV-së, Albin Kurti të Mërkurën në Gjykatë.

Kërkesa e prokurorit ka ardhur pas përfundimit të dëshmisë së deputetit Armend Zemaj.

Kreu i Kuvendit Kadri Veseli ishte paraparë të dëshmojë sot në këtë proces mirëpo ende nuk janë të qarta arsyet e mosdëshmisë së tij.

Heqja dorë nga dëshmia e Veselit është kundërshtuar nga mbrojtja ndërsa

Albin Kurti e ka pyetur prokurorin nëse ai është i kapur pasi heqi dorë nga dëshmia e Veselit

“Prokuror pse hoqe dorë a je i kapur” ka pyetur Kurti ndërsa deputetja Haxhiu ka kërkuar sqarime pse zyrtarë të protokollit janë thirrur për të dëshmuar e Kadri Veseli Jo. Arsyetimi zyrtar i prokurorit për mosparaqitjen e Veselit është se dëshmia e tij është e ngjashme./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit