Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se “Franca duhet të rishikojë qëndrimin e saj në lidhje me PYD/YPG-në në Siri e cila është krahu i organizatës terroriste PKK”.
Kryediplomati Çavuşoğlu ka pritur në një takim në Ministrinë e Jashtme ambasadorin e Francës në Ankara, Charles Fries.
Në një postim në llogarinë e tij në Twitter pas takimit, Çavuşoğlu ka thënë: “Ne u kushtojmë rëndësi marrëdhënieve tona dypalëshe me Francën. Rritja e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike është e kënaqshme. Franca në çështjen e Sirisë duhet të rishikojë qëndrimin e saj në lidhje me PYD/YPG-në në Siri e cila është krahu i organizatës terroriste PKK”.


