
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, është takuar me homologun e tij palestinez, Riyad al-Maliki, me të cilin ka biseduar mbi ndodhitë në Kuds.
Çavusoglu dhe al-Maliki është takuar në Xheda, ku planifikohet mbajtja e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit Ekzekutiv të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC).
Çavusoglu në twitter bëri të ditur se në takimin me kryediplomatin palestinez ka biseduar për rritjen e aktiviteteve jolegjitime të Izraelit në Kuds.
“Gjithmonë do të jemi pranë shtetit palestinez dhe vëllezërve tanë palestinezë”, porositi Çavusoglu.


