Çavuşoğlu: Kushtet e sotme të nevojave të migrantëve janë ndryshe

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, duke folur për refugjatët që vijnë nga Idlibi, tha se nga Evropa nuk japin asnjë mbështetje (AA).

Çavuşoğlu mori pjesë në panelin editorial të AA-së ku lidhur me temat aktuale tha: “Thoni që të mos vijë migrimi nga Idlibi dhe nuk jepni asnjë mbështetje nga Evropa që këta njerëz të jetojnë këtu”.

Duke folur për nevojat e migrantëve, ministri Çavuşoğlu tha: “Kushtet e sotme në krahasim me nevojat e migrantëve në vitin 2016 janë ndryshe. Në kuadër të kushteve të reja do të bisedojmë se çfarë mund të bëjmë me BE-në”.

Kryediplomati turk gjithashtu komentoi marrëdhëniet e vendit të tij me BE-në. “Në aspektin e dialogut me BE-në kemi kaluar në një fazë të re, por duhet të hidhen hapa që të realizohen këto marrëdhënie në mënyrë realiste”, theksoi Çavuşoğlu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit