Çavusoglu, Lavrov dhe Zarif takohen në Moskë

Mos i humb

 

 

Ministrat e Jashtëm të Turqisë, Rusisë dhe Iranit u takuan sot në kryeqytetin rus Moskë në kuadër të një takimi në lidhje me Sirinë.

Mevlüt Çavusoglu, Sergey Lavrov dhe Xhevad Zarif u mblodhën në kuadër të takimit trepalësh të Ministrave të Jashtëm Turqi-Rusi-Iran, ku do të diskutohet për krizën në Siri dhe hapat e nevojshëm për në të ardhmen.

Ministri turk Çavuşoğlu fillimisht zhvilloi një takim dypalësh me homologun iranian Zarif, duke biseduar rreth bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e ekonomisë dhe turizmit dhe në lidhje me çështjet rajonale, veçanërisht krizën në Siri.

Më pas, shefi i diplomacisë turke u takua edhe me ministrin e Jashtëm rus Lavrov, me ç’rast tha se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë janë duke u përmirësuar çdo ditë e më shumë dhe se dy vendet zhvillojnë aktivitete të përbashkëta rreth çështjeve rajonale.

Pas takimeve dypalëshe, Çavuşoğlu kaloi në takimin ministror trepalësh, pas të cilit pritet të prononcohet për mediat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit