Çavuşoğlu: Mali i Zi, shtet i rëndësishëm për rajonin dhe Evropën

Mos i humb

Podgoricë
Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu sot gjatë qëndrimit në Podgoricë është takuar me homologun e tij malazez Srgjan Darmanoviç, (AA).

Çavuşoğlu dhe Darmanoviç nënshkruan dy marrëveshje ndërshtetërore, për sigurimin e mbrojtjes konsullore për shtetasit malazez dhe kryerjen e veprimtarisë me pagesë të vartësve të familjes së anëtarëve të misionit diplomatik dhe postit konsullor.

Ministri Çavuşoğlu tha se presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdogan planifikon të vizitojë Malin e Zi sa më shpejt të jetë e mundur. Kryediplomati i Turqisë kujtoi se ishte vendosur një qëllim prej 200 milionë dollarësh në tregtinë ndërshtetërore.

“Po i afrohemi ngadalë këtij qëllimi. Ne jemi të kënaqur që kompanitë tona janë të pranishme në Mal të Zi dhe ne do të vazhdojmë t’i mbështesim aktivitetet e tyre”, tha ai.

Në vijim Çavuşoğlu theksoi se duhet të përmirësohet bashkëpunimi midis dy vendeve në fushën e arsimit dhe sportit, si dhe të bashkëpunohet në çështjet konsullore dhe bashkëpunimi i akademive të shkencave të dy vendeve.

“Megjithëse është një vend i vogël gjeografikisht, Mali i Zi është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të Evropës”, tha ai.

Ministri i Jashtëm malazez, Darmanoviç theksoi se vizita e ministrit Çavuşoğlu është vazhdim i dialogut dhe miqësisë tradicionale midis dy vendeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit