SHBA thirrje për armëpushim në Siri

Mos i humb

Ankara

Ambasada e SHBA-ve në Ankara bëri thirrje për shpalljen e armëpushimit të menjëhershëm në Siri, (AA).

Në një postim nga llogaria në Twitter e ambasadës u theksua se përfaqësuesi special i SHBA-ve për Sirinë, James Jeffrey, do të bisedojë me zyrtarët e nivelit të lartë turq në Ankara mbi sulmin ushtarak që regjimi i Bashar al-Assadit ndërmori me mbështetjen e Rusisë në Idlib dhe për mundësitë e bashkëpunimit për të gjetur zgjidhje politike ndaj mosmarrëveshjes në Siri.

Në postim është tërhequr vëmendja mbi aktivitetet “destabilizuese” të Rusisë, Iranit, Hezbollahut dhe regjimit të Assadit. Ndër të tjera është theksuar se këto veprime pengojnë vendosjen e armëpushimit në të gjithë Sirinë në kuadrin e rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) dhe rikthimin në mënyrë të sigurtë në shtëpitë e tyre të qindra mijëra njerëzve të zhvendosur të cilët ndodhen në veri të Sirisë.

“Bëjmë thirrje për shpalljen e menjëhershme të armëpushimit dhe sigurimin e qasjes së plotë të ndihmave në rajonet e prekura nga konfliktet, me qëllimin që institucionet e ndihmës humanitare të lehtësojnë dhimbjet e qindra mijëra njerëzve që janë larguar nga bombardimet pa pushim”, thuhet gjithashtu në postimin e ambasadës amerikane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit