
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se marrëveshjet që Turqia i arriti me SHBA-të dhe Rusinë mbi Sirinë kanë kaluar në histori si një “sukses politik”.
Kryediplomati turk, i cili po merr pjesë në Panelin Editorial të AA-së, tha se dy shtete më të fuqishme të botës kanë pranuar legjitimitetin e operacionit “Burimi i Paqes”.
Çavuşoğlu theksoi se terroristët e YPG/PKK-së do të largohen 30 kilometra larg në jug nga kufiri i Turqisë, përfshirë edhe nga qyteti sirian Qamishli.
“Në zonën ku zhvillohet operacioni ‘Burimi i Paqes’, nëse përballë nesh shfaqet ndonjë element terrorist, ne do t’i neutralizojmë ato”, tha Çavuşoğlu.
Siç tha Çavuşoğlu, me përpjekjet e Turqisë është parandaluar shteti terrorist që terroristët dëshironin të krijojnë në veri të Sirisë. Duke iu referuar operacionit “Burimi i Paqes”, Çavuşoğlu tha se ky operacion u bë pikë kthese për të ardhmen e Sirisë.


