
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, mohoi pretendimet për shtyrjen e dorëzimit të sistemit rus të mbrojtjes S-400 në Turqi.
Ai pas takimit të Grupit Aksional për Reforma në Kompleksin Presidencial në Ankara, zhvilloi një konferencë për shtyp.
Në lidhje me pretendimet se dorëzimi i sistemit rus S-400 do të shtyhet me kohë të pacaktuar, tha se “Nuk është bërë ndonjë deklaratë nga ana jonë për shtyrjen e dorëzimit të S-400”.
“Në lidhje me S-400 SHBA-të kishin disa pretendime. Si ajo se çfarë dëme mund S-400 t’i jap sistemit të NATO-s, përfshirë F-35. Ne nuk pajtohemi me këto pretendime”, shtoi Çavuşoğlu ndër të tjera, duke rikujtuar se kanë propozuar formimin e një grupi punues të përbashkët.
Kryediplomati turk theksoi se në rast se SHBA-të është e sigurt në pretendimet në fjalë dhe i beson vetes duhet t’i thotë “po” grupit punues.
“Të shtunën do të zhvillojmë një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo”, tha ai.


