Çavusoglu: Ndalimi i përkohshëm i operacionit në Siri nuk është armëpushim

Mos i humb

Ndalimi i përkohshëm i operacionit antiterrorist të Turqisë në veri të Sirisë nuk është armëpushim, pasi armëpushimi mund të arrihet vetëm midis dy palëve legjitime, tha ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Komentet e kryediplomatit turk erdhën në një konferencë për media pasi takimeve që zyrtarët e lartë turq zhvilluan me një delegacion amerikan të kryesuar nga nënpresidenti Mike Pompeo në Ankara në lidhje me Sirinë.

“Do ta pauzojmë operacionin ‘Burimi i Paqes’ që PKK/YPG të largohet gjatë 120 orëve”, deklaroi ministri Çavusoglu.

“Ky nuk është armëpushim”, tha Çavusoglu.

“Turqia do ta ndalojë operacionin vetëm pasi terroristët e YPG/PKK-së të largohen (nga zona e sigurt)”, shtoi shefi i diplomacisë turke.

Ai njoftoi se në takimin e sotëm janë dakorduar jo vetëm për tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së, por edhe për mbledhjen e armëve dhe asgjësimin e pozitave dhe fortifikimeve të tyre.

“Në bisedimet e sotme fituam atë që deshëm, si rezultat i lidershipit të shkathët të presidentit Erdogan”, tha ndër të tjera Çavusoglu.

“Pauzimi nuk do të thotë se ushtarët tanë dhe forcat tona atje do të tërhiqen. Ne do të vazhdojmë të jemi atje”, deklaroi Çavuşoğlu.

Ministri i Jashtëm i Turqisë tha se presidenti Recep Tayyip Erdogan tashmë e ka njoftuar homologun amerikan Donald Trump se Turqia nuk do të negociojë me terroristët.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja vazhdimisht ka potencuar se operacioni nuk ka në shënjestër kurdët, por synon ta pastrojë rajonin nga organizata terroriste PKK dhe dega e saj siriane YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit