Çavusoglu: Pas nxitjeve të popullatës lokale në Irak qëndron PKK-ja

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, në lidhje me sulmin e ndërmarrë ndaj një baze turke në veri të Irakut tha se “Ne e dimë se pas nxitjeve së popullatës vendase në Irak qëndron PKK-ja. Ata janë të shqetësuar se bashkë me formimin e qeverisë së re në Irak do të ndërmerren veprime kundër PKK-së, përfshirë edhe Administratën Rajonale Kurde në veri të Irakut”.

Në një deklaratë për gazetarët në lidhje me sulmin e ndërmarrë ndaj një baze turke në veri të Irakut, Çavusoglu tha se Forcat ajrore përmes një bashkëpunimi me shërbimet inteligjente kanë kryer operacione të suksesshme.

“Ata janë zënë në një qoshe. Me formimin e një qeverie të re në Irak, ka gjithashtu edhe veprime kundër PKK-së, përfshirë Administratën Rajonale në veri të Irakut. Shqetësohen nga këto, prandaj nxitin popullatën lokale. Ne e dimë se pas kësaj qëndron PKK-ja. Në bisedën teefonike që zhvillova mbrëmë me kryeministrin e Administratës Rajonale në veri të Irakut, Neçirvan Barzani, më kanë shprehur që kanë marrë masat e nevojshme”, tha Çavusoglu duke shtuar se: “Ndërkohë që edhe ne kemi thënë se nuk duhet të tolerohen provokime të tilla. Na thanë se do të nisin një hetim të gjerë se kush qëndron pas provokimeve, cilët janë autorët apo kush i ka drejtuar. Na kanë theksuar se kanë marrë masat e nevojshme në rajon dhe se nuk do të tolerojnë më një ngjarje të tillë”.

Lidhur me situatën në Venezuelë, ministri Çavusoglu tha se vendet që hiqen sikur janë djepi i demokracisë dhe japin mësime për demokracinë kur vjen koha mund të injorojnë zgjedhjet demokratike.

“Kjo mund të jetë e vlefshme për Turqinë apo edhe vende të tjera. Kohët e fundit, disa vendet të BE-së madje fatkeqësisht BE-ja me presionin kryesisht të SHBA-ve po bëjnë deklarata që janë në kundërshtim me vlerat e tyre. Po në Venezuelë ka një problem, por çdo kush duhet të sigurojë që ky problem të zgjidhet me dialog dhe rrugë paqësore. Që në fillim ne jemi shprehur se ‘me përjashtimin e Venezuelës problemet nuk zgjidhen madje thellohen edhe më shumë’. Madje Qeveria e Venezuelës është shprehur që në fillim se është e hapur për dialog me vendet në Amerikën Latine, vendet fqinje dhe SHBA-në”, thekson Çavusoglu.

“Ajo që themi ne është se në të vërtetë ky problem nuk zgjidhet në këtë mënyrë. Ne duhet të ndërtojmë qetësi brenda vendit. Duhet të mbështesim vendin që të kapërcejë problemet ekonomike. Gjithashtu të gjithë duhet të respektojnë vullnetin e popullit në votime”, tha Çavusoglu duke shpjeguar se edhe gjatë vizitave të tij në Venezuelë ka biseduar për këto çështje dhe të interesuarve ua ka përcjellë thirrjen për dialog.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit