Çavusoglu: SHBA duhet ta vlerësojë këtë mundësi shumë mirë

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, duke folur për takimin me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, tha se është arritur një mirëkuptim dhe i është dhënë edhe një shans tjetër SHBA-ve, duke shtuar se duhet ta vlerësojë këtë mundësi shumë mirë.

“Ne jemi të vendosur për Munbixhin edhe për Lindjen e Eufratit. Nuk kemi dhe nuk do të ngurrojmë asnjëherë për të eliminuar këdo që përbën kërcënim për ne në kufijtë dhe përtej kufijve tanë”, është shprehur Çavuşoğlu në një takim me qytetarët turq në Ambasadën e Turqisë në Amman, kryeqyetin e Jordanisë, ku ai ndodhet për një vizitë zyrtare.

Dy vendet duhet të mbrojnë kauzat e përbashkëta, ka vënë në dukje Çavuşoğlu, duke bërë të ditur se ka patur një bashkëpunim të ngushtë mes Jordanisë dhe Turqisë pasi SHBA-ja njohu Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”.

Më tej se Çavuşoğlu ka theksuar se nuk do ta lënë vetëm kauzën e Kudsit dhe është shprehur se “Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për njohjen zyrtarisht të një shteti të pavarur palestinez nga më shumë vende dhe njohjen e një shteti palestinez ku Kudsi Lindor të jetë kryeqyteti”.

Ndërsa në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë shefi i diplomacisë turke tha se “Qëllimi ynë nuk është që të pushtojmë territoret e Sirisë. Qëllimi ynë nuk është të prishim integritetin kufitar të Sirisë. Ne mbështesim dhe mbrojmë integritetin territorial dhe kufitar të Sirisë më shumë se nga të gjithë. Ne nuk kemi një axhendë sekrete, çdo gjë e jona është e qartë dhe e hapur”.

Pasi ka theksuar se janë shpifje pretendimet e hedhura ditën e djeshme se “Turqia ka përdorur armë kimike në Afrin”, Çavuşoğlu ka deklaruar se “Ne jemi edhe kundër armëve kimike edhe kundër armëve nukleare, pavarësisht se kush i përdor ato. Ne madje në çështjen për të përcaktuar se ku regjimi i Aaadit i ka përdorur armët kimike jemi vendi që kemi ndihmuar më shumë institucionet përkatëse për parandalimin e armëve kimike. Provat e gjetura ne i kemi dërguar vetë në Hagë, në Holandë. Të gjitha këto janë shpifje sepse një ditë thonë ‘armë kimike’ dhe një ditë tjetër duke treguar civilët e vrarë nga regjimi thonë ‘Turqia ka vrarë civilët'”.

Sipas tij, në fillim të muajit mars mekanizmat e ngritura nga Turqia dhe SHBA-ja do të mblidhen dhe do të fillojnë punimet.

“Brenda kësaj ndodhet edhe FETO. Çfarë provash kërkon? Për çfarë kundërshton? Mes nesh ka marrëveshje dhe kundërshtimet duhet të jenë mbi këtë. Nëse nuk ke kundërshtime atëherë përse nuk e dorëzoni (Fetullah Gylen)? Duhet ta dorëzoni menjëherë dhe meqenëse nuk keni kundërshtime do të nisësh një hetim brenda SHBA-ve. Me këto mekanizma do ta detyrojmë më në fund që të ndërmarrë hapa konkret tani. Në aspektin e marrëdhënieve tona kjo ishte një mundësi e fundit. Ose do të rregulloheshin marrëdhëniet tona ose do të prisheshin, sepse ne nuk dëshirojmë të shikojmë një aleat që i jep mbështetje një organizate terroriste e cila është kundër nesh dhe sulmon njerëzit, ushtarët, policinë dhe forcat tona të sigurisë”, tha ministri i Jashtëm i Turqisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit