Çavusoglu: Sulmi ndaj Idlibit do të ishte katastrofë për Sirinë

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, tha se një sulm i mundshëm në Idlib të Sirisë do të ishte katastrofal për Sirinë dhe vetë qytetin, duke theksuar se Turqia është duke bërë përpjekje për ta parandaluar një sulm të tillë.

“Ka shqetësime se në Idlib do të ndodh sulm. Ne jemi duke bërë përpjekje për ta parandaluar këtë sulm”, u tha Çavusoglu gazetarëve para takimit joformal të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian (BE) që është duke u mbajtur në Austri.

“Siç e dini, ne shkuam në Moskë bashkë me ministrin e mbrojtjes dhe shefin e Shërbimit të Inteligjencës (MIT). Ministri i jashtëm iranian Javad Zarif erdhi në Turqi. Në Iran mbahet samiti trepalësh në formatin e Soçit. Ne flasim me bashkëbiseduesit, një sulm i tillë do të ishte katastrofë për Sirinë dhe Idlibin”, shtoi shefi i diplomacisë turke.

Çavusoglu tha se 3.5 milionë civilë gjenden në Idlib, duke shtuar se ekstremistët në qytet duhet dalluar nga të tjerët dhe për neutralizimin e tyre nevojitet veprim i përbashkët.

“Kjo është metoda më efikase dhe solide. Në të kundërtën, do të paraqiten probleme serioze për të ardhmen e Sirisë dhe për zgjidhjen politike”, vlerësoi Çavusoglu.

Blerja e sistemeve raketore S-400

Çavusoglu iu përgjigj gjithashtu një pyetjeje rreth blerjes së sistemeve ruse të mbrojtjes raketore S-400.

“Turqia ka blerë sistemin rus të mbrojtjes raketore S-400 dhe pikë. Nuk do të ketë më diskutime për këtë. Turqia ka urgjentisht nevojë për sistemet”, shtoi Çavusoglu.

Dhjetorin e kaluar, Turqia njoftoi se kishte përfunduar një marrëveshje me Rusinë për blerjen e dy sistemeve S-400 deri në fillim të 2020.

Këtë prill, dy palët ranë dakord për dorëzim më të hershëm të sistemeve.

S-400 është sistemi më i përparuar anti-ajror me rreze të gjatë i Rusisë, me aftësi për të bartur tri lloje të raketave të afta për të shkatërruar objektivat, duke përfshirë raketat balistike dhe raketat “lundruese”.

Në qershor, Senati Amerikan miratoi një projektligj që ndaloi shitjet e avionëve F-35 Turqisë, duke e arsyetuar vendimin me blerjen e sistemeve S-400 dhe arrestimin e disa shtetasve amerikanë në Turqi.

Duke folur për marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-së, ministri i Jashtëm turk tha: “Presidenti amerikan jo vetëm që ka probleme me Turqinë, por ka probleme edhe me çdo vend anëtar të BE-së”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit