Çavusoglu: Të konsiderosh veten superfuqi nuk vlen në ditët e sotme

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, tha se qasja e të konsideruarit vetveten si superfuqi nuk vlen për botën e ditëve të sotme, duke iu referuar vetos që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vendosën ndaj rezolutës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për Kudsin.

“Qasja “Unë jam superfuqi, unë jam më i madhi, bëhet ajo çfarë kërkoj unë”, për një vendim të cilin e gjithë bota e sheh si të gabuar, nuk vlen për botën e ditës së sotme”, tha Çavusoglu në një deklaratë për media pas takimit të pestë trepalësh të ministrave të Jashtëm të Turqisë, Azerbajxhanit dhe Iranit në Baku.

“Nëse do të jeni të drejtë, do ta respektoni të drejtën ndërkombëtare. Do ta respektoni edhe rezolutën e OKB-së, dhe nëse jeni anëtari i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, së pari ju do ta respektoni”, shtoi shefi i diplomacisë turke.

Ai tha së bashku duhet të jenë më aktivë në mbrojtjen e të drejtave të Palestinës, duke paralajmëruar përpjekje më të madhe për një shtet të pavarur palestinez me kufijtë e vitit 1967 dhe me kryeqytet Kudsin Lindor, siç tha, ashtu siç theksohet në Deklaratën e Stambollit të nënshkruar së fundmi në samitin e jashtëzakonshëm të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI).

Duke e vlerësuar si historik vendimin e marrë në samitin e OBI-t, Çavusoglu tha se nuk do të mjaftohen vetëm me këtë vendim, por se së bashku me komunitetin ndërkombëtar do të vazhdojnë të tregojnë se vendimi i SHBA-ve është i gabuar.

Ndryshe, SHBA-të vënë veto ndaj një rezolute të KS-OKB-së që parashihte të refuzonte ngritjen e objekteve diplomatike në qytetin e Kudsit, duke kundërshtuar pjesën tjetër të këshillit.

Katërmbëdhjetë anëtarë të Këshillit votuan në favor të rezolutës së prezantuar nga Egjipti, e cila do të kërkonte që Trump të ndryshonte kursin për vendimin e tij. SHBA-të ishin të vetmet që votuan kundër.

Çavusoglu do të vizitojë New Yorkun për një votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të enjten lidhur me vendimin e SHBA-ve për t’i vënë veto rezolutës së KS-OKB-së kundër vendimit të Presidentit Donald Trump, i cili më herët njohu Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës në këtë qytet./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit