Mbeten në Paraburgim Albin Kurti e Donika Kadaj

Mos i humb

Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi do të vazhdojnë të jenë në paraburgim, pasi gjykata refuzoi kërkesën për lirimin e tyre nga kjo masë.

Donika Kadaj: Vendi Ynë në Kuvend, Jo në Gjykatë, Haxhiu: Jam Krenare që Ndalëm Marrëveshjet.

Kurti: Kosovën e Ruajtëm nga Dëmet e Mëdha, Albin Kurti Refuzon t’u Përgjigjet Pyetjeve të Prokurorit

Prokurori nuk e kundërshtoi kërkesën për lirim të të dy të akuzuarve, duke ia lënë këtë çështje në “dorë” gjykatës.

Trupi gjykues u tërhoq pastaj për të vendosur rreth kërkesave për lirim të Kurtit e Kadaj-Bujupit, ndërsa pas kthimit në sallë vendosi ta refuzojë kërkesën.

“Refuzohen propozimet e mbrojtësve të të akuzuarve për ndërprerjen e masës së paraburgimit, sepse ende ekzistojnë arsyet e caktimit të masës së paraburgimit”, tha kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra.

Ky trup edhe në seancën e kaluar kishte refuzuar lirimin nga paraburgimi të Kurtit e Kadaj-Bujupit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit