Çavusoglu: Vendimet e SHBA-së lidhur me Iranin i konsiderojmë të gabuara

Mos i humb

 

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu sot në Ankara deklaroi se Turqia i konsideron si të gabuara vendimet e SHBA-së për tërheqje të njëanshme nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe rivendosjen e sanksioneve ndaj tij.

Çavuşoğlu sot ishte mysafir i panelit editorial të AA-së në Ankara, ku u përgjigj në pyetjet e gazetarëve dhe redaktorëve të AA-së nga të gjitha pjesët e botës si dhe foli për zhvillimet aktuale në vend.

Duke folur rreth zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të mbajtura më 24 qershor në Turqi, më saktësisht për reflektimin e zgjedhjeve në perendim, Çavuşoğlu ka thënë se vendet evropiane duhet të mësohen të tregojnë respekt ndaj Turqisë.

Ai rikujtoi se disa vëzhguesve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) nuk u është lejuar hyrja në Turqi gjatë procesit zgjedhor, dhe sqaroi se këta ishin disa persona që kanë dashur të shkaktojnë trazira në Turqi.

Në pyetjen për udhërrëfyesin e Turqisë dhe SHBA-së lidhur me qytetin sirian Munbixh, Çavuşoğlu ka thënë se tani kemi kaluar në implementimin e udhërrëfyesit.

“Në përputhje me marrëveshjen në nëntë raste janë kryer patrullime. YPG/PKK është tërhequr nga këto rajone. Por, tërheqja e YPG/PKK-së nga këto rajone nuk nënkupton edhe atë se është tërhequr nga Munbixhi”, ka thënë Çavuşoğlu dhe shtoi: “Kemi marrëveshje të qartë me SHBA-në që pas Munbixhit të kalojmë tek rajonet tjera”.

Kryediplomati turk komentoi edhe tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore me Iranin, dhe ndau qëndrimin e Turqisë lidhur me këtë çështje.

“Vendimi i SHBA-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit e konsiderojmë si të gabuar”, ka thënë Çavuşoğlu, duke shtuar se çfarëdo problemi me Iranin mund të zgjidhet me bisedime.

Më tej shtoi se Turqia është kundër sanksioneve në kushte normale dhe se SHBA mban qëndrim të gabuar lidhur me sjelljen e vendimit të njëanshëm dhe të pres që edhe vendet e tjera të ndjekin këtë vendim.

Lidhur me raportet Turqi-SHBA, Çavuşoğlu tha se SHBA nuk dëshiron t’i prish marrëdhëniet me Turqinë për blerjen e sistemit antiraketor rus S-400.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit